Tahiri: PDK votoi pro marrëveshjeve ndërkombëtare, pasi vlerësoi rëndësinë e tyre të veçantë për shtetin dhe qytetarët
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK, Arian Tahiri ka shkruar pas seancës së sotme. Ai ka thënë se Grupi Parlamentar i PDK-së votoi pro marrëveshjeve ndërkombëtare, duke vlerësuar rëndësinë e tyre të veçantë për shtetin dhe qytetarët. “Këto marrëveshje kanë ndikim të drejtpërdrejtë në jetën e qytetarëve, në zhvillimin ekonomik, rritjen e investimeve, përmirësimin e infrastrukturës…
Lajme
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK, Arian Tahiri ka shkruar pas seancës së sotme.
Ai ka thënë se Grupi Parlamentar i PDK-së votoi pro marrëveshjeve ndërkombëtare, duke vlerësuar rëndësinë e tyre të veçantë për shtetin dhe qytetarët.
“Këto marrëveshje kanë ndikim të drejtpërdrejtë në jetën e qytetarëve, në zhvillimin ekonomik, rritjen e investimeve, përmirësimin e infrastrukturës dhe krijimin e vendeve të reja të punës. Ato janë thelbësore për forcimin e partneriteteve strategjike dhe avancimin e pozicionit ndërkombëtar të Kosovës. PDK mbetet e përkushtuar për të kontribuar në zhvillimin dhe fuqizimin e Republikës së Kosovës”, ka shkruar Tahiri. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: