Osmani përgëzon deputetët për ratifikimin e marrëveshjeve ndërkombëtare: Kur veprojmë bashkë, Kosova gjithmonë fiton
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka përgëzuar deputetët e Kuvendit të Kosovës, pasi kanë miratuar marrëveshjet ndërkombëtare. Ajo ka thënë se këto marrëveshje hapin rrugë për rreth 1.1 miliardë euro investime dhe grante për vendin tonë, shkruan lajmi.net. “Këto marrëveshje sjellin më shumë mundësi për të rinjtë, më shumë mbështetje për familjet, më shumë investime…
Lajme
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka përgëzuar deputetët e Kuvendit të Kosovës, pasi kanë miratuar marrëveshjet ndërkombëtare.
Ajo ka thënë se këto marrëveshje hapin rrugë për rreth 1.1 miliardë euro investime dhe grante për vendin tonë, shkruan lajmi.net.
“Këto marrëveshje sjellin më shumë mundësi për të rinjtë, më shumë mbështetje për familjet, më shumë investime për bizneset, si dhe më shumë cilësi në shëndetësi, arsim, sundim të ligjit e më shumë zhvillim. Janë investime që do të ndihen drejtpërdrejt në jetën e përditshme të qytetarëve tanë. Kur veprojmë bashkë, Kosova gjithmonë fiton. Dhe sot, Kosova fitoi”, ka shkruar Osmani. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: