Abdixhiku: Buxheti i propozuar nuk reflektonte as kabinetin e propozuar qeveritar, kërkuam ta trajtojmë seriozisht ligjin më të rëndësishëm
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka shkruar në rrjetin social Facebook, pas seancës së sotme. Ai ka thënë se LDK i ka votuar si gjithmonë marrëveshjet ndërkombëtare, pasi sipas tij ato i përkasin Republikës, qytetarëve dhe së ardhmes së brezave. Në lidhje me buxhetin e Kosovës, ai ka thënë ishte i paplotë,…
Lajme
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka shkruar në rrjetin social Facebook, pas seancës së sotme.
Ai ka thënë se LDK i ka votuar si gjithmonë marrëveshjet ndërkombëtare, pasi sipas tij ato i përkasin Republikës, qytetarëve dhe së ardhmes së brezave.
Në lidhje me buxhetin e Kosovës, ai ka thënë ishte i paplotë, jo serioz dhe nuk reflektonte as vetë kabinetin e propozuar qeveritar, për çka ka thënë se katër Ministri të reja nuk kishin fare buxhet.
“Pra buxheti i Qeverisë nuk kishte në vete as vet Qeverinë. Nuk kishte as të gjitha komunat, Kryeqytetin përkatësisht i cili ishte lënë sërish pa financim, e as zotimet e shpalosura nga kreu i qeverisë tre ditë më parë po në këtë Kuvend. Fjalët, pa buxhet pas, mbesin veç fjalë. Kërkuam që buxheti të reflektojë realitetin institucional dhe që deputetët të kenë kohë të mjaftueshme për ta trajtuar seriozisht ligjin më të rëndësishëm të vendit. Nuk ka dhe nuk njohim superdeputetë që i lexojnë 700 faqe për më pak se 3 orë; siç donin ta trajtonin sonte disa”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook.
Seanca ku do të shqyrtohet projektligji për buxhetin për vitin 2026, është shtyrë për të hënën në ora 10:00. /Lajmi.net/
Postimi i plotë i Abdixhikut: