Opozita kërkon tri ditë kohë për ta analizuar buxhetin për vitin 2026, seanca e Kuvendit shtyhet për të hënën
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu ka njoftuar se është vendosur që seanca e Kuvendit të shtyhet për në orën 10:00. Ky vendim ka ardhur pasi deputetët e opozitës kanë deklaruar se sot nuk votojnë për leximin e parë të buxhetit për vitin 2025. Ajo ka kërkuar një diskutim me Shefat e Grupeve Parlamentare,…
Lajme
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu ka njoftuar se është vendosur që seanca e Kuvendit të shtyhet për në orën 10:00.
Ky vendim ka ardhur pasi deputetët e opozitës kanë deklaruar se sot nuk votojnë për leximin e parë të buxhetit për vitin 2025.
Ajo ka kërkuar një diskutim me Shefat e Grupeve Parlamentare, më të cilët ka marrë këtë vendim.
Deputetët e opozitës kanë kërkuar që të kenë hapësirë prej tre ditësh që ta analizojnë dokumentin për buxhetin, i cili ka thënë se nuk i plotëson kushtet për tu votuar për shkak të shtimit të katër Ministrive dhe arsyeve të tjera.
Të hënën pikë e rendit të ditës do të jetë shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 10/L-001 mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2026. /Lajmi.net/