Arrestohet 32-vjeçari për grabitje me thikë në një market në Fushë Kosovë
Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës nën dyshimin për veprën penale të grabitjes, e cila kishte ndodhur më 5 shkurt 2026 në Fushë Kosovë. Sipas njoftimit të Policia e Kosovës, arrestimi është kryer mbrëmë nga njësitë policore të stacionit në Fushë Kosovë, pas një pune hetimore disa ditore, transmeton lajmi.net. Rasti kishte ndodhur…
Lajme
Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës nën dyshimin për veprën penale të grabitjes, e cila kishte ndodhur më 5 shkurt 2026 në Fushë Kosovë.
Sipas njoftimit të Policia e Kosovës, arrestimi është kryer mbrëmë nga njësitë policore të stacionit në Fushë Kosovë, pas një pune hetimore disa ditore, transmeton lajmi.net.
Rasti kishte ndodhur në rrugën “Çajupi”, në një market, ku nën kërcënimin e një thike ishte grabitur një shumë parash. Pas ndërmarrjes së veprimeve operative, hetuesit kanë arritur të identifikojnë dhe arrestojnë të dyshuarin B.M., 32 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës.
Me vendim të prokurorit të shtetit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa hetimet për rastin po vazhdojnë./lajmi.net/