Supremja ndërpret paraburgimin për nëntë të pandehur për falsifikim të rezultateve të votimit

Gjykata Supreme e Kosovës ka ndërprerë masën e paraburgimit për nëntë të pandehur në një rast që lidhet me veprën penale të falsifikimit të rezultateve të votimit, duke i liruar ata që të mbrohen në liri. Sipas njoftimit zyrtar, me aktgjykimin Pml.nr.105/2026, Supremja ka aprovuar kërkesat për mbrojtje të ligjshmërisë të paraqitura nga mbrojtësit e…

Lajme

13/02/2026 15:16

Gjykata Supreme e Kosovës ka ndërprerë masën e paraburgimit për nëntë të pandehur në një rast që lidhet me veprën penale të falsifikimit të rezultateve të votimit, duke i liruar ata që të mbrohen në liri.

Sipas njoftimit zyrtar, me aktgjykimin Pml.nr.105/2026, Supremja ka aprovuar kërkesat për mbrojtje të ligjshmërisë të paraqitura nga mbrojtësit e të pandehurve B.B., A.H., A.K., Gj.Sh., L.K., B.Xh., E.G. dhe I.P., duke ndryshuar vendimet e shkallëve më të ulëta që kishin caktuar paraburgimin, transmeton lajmi.net.

Vendimi vjen pas shqyrtimit të kërkesave të ushtruara kundër aktvendimit të Gjykata Themelore në Prizren dhe atij të Gjykata e Apelit e Kosovës, të cilat kishin caktuar dhe vërtetuar masën e paraburgimit ndaj të pandehurve.

Po ashtu, me aktgjykimin Pml.nr.95/2026, Gjykata Supreme ka aprovuar kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë të paraqitur nga mbrojtësi i të pandehurit H.P., duke ia ndërprerë edhe atij masën e paraburgimit për të njëjtën vepër penale dhe duke e liruar për t’u mbrojtur në liri.

Në arsyetimin e saj, Supremja ka vlerësuar se janë përmbushur kushtet ligjore për ndërprerjen e masës së paraburgimit, duke theksuar respektimin e parimit të ligjshmërisë dhe të drejtave procedurale të të pandehurve.

Njoftimi i plotë:

Ndërpritet masa e paraburgimit për nëntë të pandehur për falsifikim të rezultateve të votimit
– Gjykata Supreme, me aktgjykimin Pml.nr.105/2026, ka aprovuar kërkesat për mbrojtje të ligjshmërisë të paraqitura nga mbrojtësit e të pandehurve në çështjen penale ndaj B.B., A.H., A.K., Gj.Sh., L.K., B.Xh., E.G., dhe I.P., duke ndryshuar vendimet e shkallëve më të ulëta dhe duke ndërprerë masën e paraburgimit për të gjithë të pandehurit. Të njëjtit janë liruar menjëherë për t’u mbrojtur në liri.
Vendimi i Supremes vjen pas shqyrtimit të kërkesave të ushtruara kundër aktvendimit të Gjykatës Themelore në Prizren dhe atij të Gjykatës së Apelit të Kosovës, të cilat kishin caktuar dhe vërtetuar masën e paraburgimit ndaj të pandehurve për veprën penale të falsifikimit të rezultateve të votimit.
Po ashtu, Gjykata Supreme, me aktgjykimin Pml.nr.95/2026, ka aprovuar kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë, të paraqitur nga mbrojtësi i të pandehurit H.P., duke ia ndërprerë masën e paraburgimit, për veprën penale falsifikimi i rezultatit të votimit, dhe duke e liruar të njëjtin për t’u mbrojtur në liri.
Gjykata Supreme, vlerësoi se janë përmbushur kushtet ligjore për ndërprerjen e masës së paraburgimit, duke garantuar respektimin e parimit të ligjshmërisë dhe të drejtave procedurale të të pandehurve./lajmi.net/