Avokatja e Krasniqit: Shpalleni këtë zotëri 75 vjeçar të pafajshëm dhe t’i kalojë vitet e caktuara nga Zoti pranë familjes
Në Speciale është duke vazhduar seanca me fjalët përfundimtare nga palët mbrojtëse. Tani koha është për avokaten mbrojtës të Jakup Krasniqit, Venkateswari Alagendra . Venkateswari Alagendra nisi deklarimin e saj përmbyllëse për klientin të cilin kërkon që të shpallet i pafajshëm. Ajo tha se klienti po privohet padrejtësisht nga liria tash e pesë vjet. “Në…
Lajme
Në Speciale është duke vazhduar seanca me fjalët përfundimtare nga palët mbrojtëse.
Tani koha është për avokaten mbrojtës të Jakup Krasniqit, Venkateswari Alagendra .
Venkateswari Alagendra nisi deklarimin e saj përmbyllëse për klientin të cilin kërkon që të shpallet i pafajshëm.
Ajo tha se klienti po privohet padrejtësisht nga liria tash e pesë vjet.
“Në janar 2011 Dick Marty lëshoi një raport dhe u shfrytëzua më pas për krijimin e ZPS-së, por historianët mund të thonë në të ardhmen se shumë prej pretendimeve hiperbolistike të përfshira në atë raport nuk kanë çuar në ngritjen e një akuze. Pra siç e dini s’kemi asnjë akuzë për trafikim organesh dhe ky raport nuk përfshin asnjë pretendim për vepra të kryera nga Jakup Krasniqi. Krasniqi është arrestuar dhe ka qëndruar në paraburgim larg familjes, gruas, fëmijëve e tre nipërve e mbesave”,deklaroi ajo, shkruan lajmi.ent.
“Ekziston vetëm një opsion që ju gjykatës të merrni një vendim pafajësie për të gjitha akuzat ndaj Krasniqit. Në të gjitha këto 34 muaj gjykim, nuk ka asnjë dëshmitar që tregon se ai e ka rrahje, torturuar apo keqtrajtuar ndonjë person. Kjo prokurori kryesisht mbështetet në spekulime dhe pretendime të pabaza. Pra të shpallni të pafajshëm dhe të lejoni këtë zotëri 75 vjeçar të kthehet tek familja dhe ti kalojë vitet që i ka caktuar zoti pranë familjes së tij”,shtoi Alagendra.
Ajo po ashtu pati porosit edhe për gjykatësit.
“Ndonjëherë procesi gjyqësor ka qenë i ngarkuar me procese të shumta në gjykatë, por gjykatës do ju kërkoja që kur të shqyrtoni provat e paraqitura nga prokuroria të mos harroi këto fakte thelbësore. Nuk ekziston qoftë edhe një viktimë e vetme që pretendon ose akuzon Krasniqin që ka rrahur, abuzuar apo ka qenë i pranishëm duke u keqtrajtuar në asnjë formë”.
Në hyrje të parashtrimeve përfundimtare, mbrojtja e Krasniqit tha se prokuroria ka dështuar edhe të argumentojë lidhjen mes klientit të saj dhe krimeve të pretenduara.
“Kjo akuzë nuk do të duhej të ishte ngritur fare. Prokuroria do të duhej të tërhiqte aktakuzën në fazë më të hershme por këtë nuk e bëri”, shtoi ajo.
Mbrojtja e Jakup Krasniqit do të vonojë me paraqitjen e deklaratës përmbyllëse gjatë tërë ditës./Lajmi.net/