Mimoza Kusari rikthehet në krye të Ministrisë së Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Inovacionit: Do të vazhdojmë drejt një ekonomie të qëndrueshme
Mimoza Kusari-Lila është rikthyer në krye të Ministrisë së Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Inovacionit pas 15 vitesh. Përmes një njoftimi publik, ajo bëri të ditur se sot ka pranuar zyrtarisht detyrën nga ministrja e deritashme dhe deputetja e zgjedhur e Kuvendi i Kosovës, Rozeta Hajdari, transmeton lajmi.net. Kusari-Lila u shpreh e bindur se me përkushtim,…
Lajme
Mimoza Kusari-Lila është rikthyer në krye të Ministrisë së Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Inovacionit pas 15 vitesh.
Përmes një njoftimi publik, ajo bëri të ditur se sot ka pranuar zyrtarisht detyrën nga ministrja e deritashme dhe deputetja e zgjedhur e Kuvendi i Kosovës, Rozeta Hajdari, transmeton lajmi.net.
Kusari-Lila u shpreh e bindur se me përkushtim, energji dhe vizion do të vazhdohet drejt një ekonomie të qëndrueshme, me politika mbështetëse për sektorin privat, start-up-et dhe fuqizimin ekonomik të grave. Ajo theksoi se prioritet do të jenë forcimi dhe brendimi i produkteve “Made in Kosova”, rritja e eksportit dhe produktivitetit të prodhimit vendor.
Sipas saj, fokus i veçantë do t’i kushtohet edhe incentivizimit të bizneseve për politika miqësore me mjedisin, duke promovuar ekonominë qarkore.
Ministrja theksoi se të rinjtë përbëjnë pasurinë më të çmuar të vendit, duke vlerësuar rolin e tyre në zhvillimin e sektorit të inovacionit, i cili tashmë është pjesë e këtij dikasteri.
Ajo shtoi se dialogu publiko-privat dhe koordinimi ndërsektorial do të sjellin vlerë të shtuar për ekonominë e vendit, duke u shprehur e lumtur që është pjesë e zhvillimit dhe suksesit të shtetit.
Postimi i plotë i saj: