“Dënimi i kërkuar nga Prokuroria është burgim i përjetshëm”- Përfundon deklarimi i mbrojtjes së Selimit

Në Dhomat e Specializuara në Hagë ka përfunduar seanca gjyqësore me fjalën përmbyllëse të mbrojtjes së ish-udhëheqësit të UÇK-së, Rexhep Selimi. Trupi gjykues është në pauzë të drekës dhe do të rifillojë në ora 13:30 me fjalën përfundimtare të mbrojtjes për Jakup Krasniqin. Avokati mbrojtës i Selimit, Geoffrey Roberts, hodhi poshtë të gjitha pretendimet që…

Lajme

13/02/2026 12:39

Në Dhomat e Specializuara në Hagë ka përfunduar seanca gjyqësore me fjalën përmbyllëse të mbrojtjes së ish-udhëheqësit të UÇK-së, Rexhep Selimi.

Trupi gjykues është në pauzë të drekës dhe do të rifillojë në ora 13:30 me fjalën përfundimtare të mbrojtjes për Jakup Krasniqin.

Avokati mbrojtës i Selimit, Geoffrey Roberts, hodhi poshtë të gjitha pretendimet që lidhen me emërimet e personave gjatë periudhës së luftës, duke i cilësuar si të pabazuara. Ai gjithashtu deklaroi se Selimi është i pafajshëm dhe kërkoi që ai të shpallet i tillë.

Kurse avokatja e Selimit, Furtuna Sheremeti, tha se nuk ka prova që Selimi është fajtor për pikat e aktakuzës, ndërkaq kërkesën e Prokurorisë për 45 vjet burgim për secilin të akuzuar e cilësoi si burgim të përjetshëm.

“Nuk ka prova që të mbështesin fajësinë në asnjë prej pikave të aktakuzës për zotin Selimi. Duhet të shpallet i pafajshëm dhe nuk mund të flitet për masë dënimi. Megjithatë, nëse trupi gjykues arrin në masën e dënimit, pala do të flasë me kërkesën e jashtëzakonshme të Prokurorisë. ZPS kërkon 45 vjet për secilin të akuzuar dhe kërkon një masë dënimi të përbashkët duke trajtuar totalitetin e pretenduar të sjelljes si një justifikim. Kërkesa e Prokurorisë është shproporcionale dhe e paprecedent në rrethana të kësaj çështje që nuk është provuar”, tha Sheremeti.

“Një dëmin 45-vjeçar, praktikisht është burgim i përjetshëm. Nuk është proporcionale”, shtoi ajo.