Avokati mbrojtës: Rexhep Selimi s’ka qenë komandant – provat kundër tij të pabazuara, në veçanti ato se ka marrë pjesë personalisht në ndonjë krim të pretenduar

Avokati i ekipit mbrojtës të Rexhep Selimit, Geoffrey Roberts ka thënë se ai nuk ishte komandant përkundër që ishte figurë e njohur brenda UÇK-së. “Z.Selimi nuk ka qenë komandant, z. Selimi nuk ka ushtruar asnjë përgjegjësi eprore, në asnjë mënyrë në asnjë formë, këtu përfshinë edhe autoritetin e pretenduar që z.Selimi ka qenë anëtar i…

Lajme

13/02/2026 12:38

Avokati i ekipit mbrojtës të Rexhep Selimit, Geoffrey Roberts ka thënë se ai nuk ishte komandant përkundër që ishte figurë e njohur brenda UÇK-së.

“Z.Selimi nuk ka qenë komandant, z. Selimi nuk ka ushtruar asnjë përgjegjësi eprore, në asnjë mënyrë në asnjë formë, këtu përfshinë edhe autoritetin e pretenduar që z.Selimi ka qenë anëtar i këtyre strukturave, pavarësisht faktit se ka qenë anëtar i njohur që në fillim i UÇK-së.”

“Duke marrë parasysh se z.Selimi nuk pa pasur vartës, marrë faktin se nuk ka asnjë lidhje mes z.Selimit, sa i takon kontrollit efektiv, mendoj që përderisa Prokuroria nuk ka dhënë asnjë bazë për këto pretendime, ky është fundi i këtyre argumenteve të tyre.”, tha fillimisht ai.

Tutje, avokati Roberts u shpreh se provat e prokurorisë janë kontradiktore dhe të pabazuara, sidomos ato që e ndërlidhin Rexhep Selimin se ka marr pjesë personalisht në ndonjë krim të pretenduar.

“Të nderuar gjykatës, sigurisht që e keni të vështirë që të shikoni të gjitha provat që ju ka hedhur me tonelatë Prokuroria duke marrë parasysh madhësinë e çështjes, duke marrë parasysh numrin e përgjithshëm të dëshmitarëve, të provave materiale, faqet e dosjes së Prokurorisë, nuk ka qenë e mundhur dhe e realizueshme prej Prokurorisë që të trajtonte të gjitha aspektet e Prokurorisë sepse për ta bërë këtë do të na duheshin 3 muaj për të bërë parashikime përmbyllëse për këtë çështje.”

“Provat kundër z.Selimi për të gjitha akuzat e ngritura nga ZPS-ja janë kontradiktore, nuk kanë besueshmëri dhe janë të pabazuara, në veçanti pretendimet se z.Selimi ka marrë pjesë personalisht në ndonjë krim të pretenduar.”, tha avokati ndër të tjera./lajmi.net/