Me një video të Thaçit në kohën e luftës, Ali Ahmeti thirrje qytetarëve për marshin e 17 shkurtit

Kreu i BDI’së Ali Ahmeti, e ka përkrahur marshin “Drejtësi, jo politikë” që pritet të mbahet në Prishtinë. Ai përmes një video mesazhi në të cilën shfaqen pamje të Thaçit gjatë luftës, u ka bërë thirrje qytetarëve për dalje masive në sheshin Skënderbeu, me datë 17 shkurt në ditën e Pavarasisë së Kosovës. “Ju ftoj…

Lajme

13/02/2026 11:20

Kreu i BDI’së Ali Ahmeti, e ka përkrahur marshin “Drejtësi, jo politikë” që pritet të mbahet në Prishtinë.

Ai përmes një video mesazhi në të cilën shfaqen pamje të Thaçit gjatë luftës, u ka bërë thirrje qytetarëve për dalje masive në sheshin Skënderbeu, me datë 17 shkurt në ditën e Pavarasisë së Kosovës.

“Ju ftoj që të gjithë së bashku të marshojmë për “Drejtësi, jo politikë” më 17 Shkurt 2026, ora 14:00 – Sheshi “Skënderbeu”, Prishtinë, në mbështetje të njerëzve që kontribuan për liri e pavarësi të cilën e gëzojmë ne sot.”, shkruan Ahmeti.

VIDEO