Komisioni për Integrime Evropiane mblidhet sot, në shqyrtim marrëveshja me BE-në

Komisioni për Integrime Evropiane i Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot mbledhjen e radhës, me fillim nga ora 12:00, në sallën N-302. Sipas rendit të ditës, fillimisht pritet të bëhet miratimi i rendit të ditës, ndërsa më pas anëtarët e komisionit do të shqyrtojnë Projektligjin për ratifikimin e “Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Kosovës dhe…

Lajme

13/02/2026 11:04

Komisioni për Integrime Evropiane i Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot mbledhjen e radhës, me fillim nga ora 12:00, në sallën N-302.

Sipas rendit të ditës, fillimisht pritet të bëhet miratimi i rendit të ditës, ndërsa më pas anëtarët e komisionit do të shqyrtojnë Projektligjin për ratifikimin e “Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian mbi aranzhimet për zbatimin e përkrahjes së Unionit për Kosovën në kuadër të Instrumentit për reforma dhe rritje”, transmeton lajmi.net.

Në pikën e tretë të rendit të ditës janë paraparë çështje të ndryshme.

Njoftimi i plotë: 

Komisioni për Integrime Evropiane

RENDI I DITËS

1.    Miratimi i rendit të ditës;
2.    Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e “Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian mbi aranzhimet për zbatimin e përkrahjes së Unionit për Kosovën në kuadër të Instrumentit për reforma dhe rritje;
3.    Të ndryshme.
Vendi: N-302

Koha: 12:00./lajmi.net/