Avokati i Selimit e deklason hapur Specialen: Prokurori u kthye në ekspert, diçka që do duhej një ekspert i kriminalistikës
Në Speciale është duke vazhduar procesi gjyqësorë ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi. Në kuadër të këtij procesi sot fjalën e ka pala mbrojtëse e Rexhep Selimit. Avokati Erick Tully vuri në pah disa herë radhazi se pretendimet e ngritura nga Prokuroria Speciale nuk qëndrojnë. Ai tha se…
Lajme
Në Speciale është duke vazhduar procesi gjyqësorë ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.
Në kuadër të këtij procesi sot fjalën e ka pala mbrojtëse e Rexhep Selimit.
Avokati Erick Tully vuri në pah disa herë radhazi se pretendimet e ngritura nga Prokuroria Speciale nuk qëndrojnë.
Ai tha se Prokuroria s’është përpjekur fare që të provonte që Ministria e Rendit Publike e drejtuar nga Selimi ishte strukturë që kishte mundësi të ushtronte kontroll operativ mbi një forcë policie në mbarë vendin.
“Për rrjedhojë, ky pretendim i Prokurorisë nuk qëndron dhe është tërësisht i pambështetshëm”.
Më tutje, avokati Tully ka thënë se Prokuroria u referohet disa dokumenteve pa datë dhe të panënshkruara.
“Mungesa e dokumenteve është një lloj dëshmie që nuk ekzistonte një strukturë e mirëorganizuar e Rendit Publik… mendojeni për një çast sa i rëndësishëm do të ishte roli i shefit operativ të policisë së një vendi, edhe në një situatë jashtë konfliktit në Kosovë. Kjo do të ishte një detyrë herkuliane. Minimalisht do të kishim pritur të shihnim urdhra, udhëzime që të buronin prej këtij komandanti operativ drejtuar vartësve, por s’kemi parë asnjë të tillë. Asnjë shembull të ndonjë urdhri, një udhëzimi, në asnjë moment, në asnjë zonë të Kosovës nuk është lëshuar asnjë dokument, as nga zoti Selimi, dhe as në emër të zotit Selimi”.
Më saktësisht, avokati Tully tha se duke tentuar “Prokurori u kthye në ekspert dhe se ZPS-ja nuk mund t’i bëjë këto”.
“E për këto do të duhej të vinte një ekspert i kriminalistikës dhe ideja që vetë ZPS-ja të funksionojë si dëshmitarë dhe i kërkon trupit gjykues që ta bëjë vlerësimin po ashtu si ekspert pa ndihmën e një ekspert është absurde, kjo s’ka themelisë dhe duhet rrëzuar në tërësinë e vetë. Qoftë edhe për hirë argumentit. Dhe në qoftë se do të pranohej se nënshkrimi i takon Selimit, një nënshkrimi vetëm një material prej 30 e sa faqesh nuk tregon vetëm bllokun e nënshkrimit dhe pse një person ka nënshkruar vetëm një dokument në gjithë atë, siç pretendon ZPS-ja.Mbrojtja nuk e pranon se ZPS-ja ka gjetur se blloku i shënimeve është i njëjtë me atë që kemi parë ne. ZPS-ja nuk e ka vërtetuar që secili prej shënimeve është shkruar nga Selimi dhe lutem nga trupi gjykues të analizojë provat dhe se autorësia s’mund ti atribuohet një personi të vetëm. Ne evidetuam edhe një gabim.
ZPS-ja nuk ka evidentuar se Selimi është autor i secilës prej këtyre shënimeve në bllok shënimesh që përdorin dhe referencat e përdorura përmes dokumenteve të tjera mbi të cilat mbështeten nuk janë nga bllokshënimet që janë marrë.
Ne kundërshtojmë që Selimi ka marrë pjesë në takimin që pretendohet të ketë ndodhur dhe përmendet në pretendimet se këto shënime, është autor i tyre.Pra ZPS-ja nuk ka vërtetuar se Selimi ishte i pranishëm edhe pse kjo përmendet disa herë në këto shënime, gjithashtu kundërshton këtë pretendim në mënyrë të drejtpërdrejtë se ky libër që përmend këtë takim nuk e rendit Selimin në mesin e pjesëmarrësve dhe ZPS-ja nuk e ka trajtuar se pse dëshmia duhej të pranohej.”,deklaroi ai./Lajmi.net/
