Kurti udhëton në Gjermani, merr pjesë në Konferencën e Sigurisë në Mynih

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar drejt Gjermanisë për të marrë pjesë në edicionin e 62-të të Konferenca e Sigurisë në Mynih (MSC 2026). Sipas njoftimit zyrtar, përveç pjesëmarrjes në aktivitetet dhe panelet e organizuara në kuadër të kësaj konference ndërkombëtare të sigurisë, kryeministri Kurti do të zhvillojë edhe takime bilaterale në…

Lajme

13/02/2026 09:55

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar drejt Gjermanisë për të marrë pjesë në edicionin e 62-të të Konferenca e Sigurisë në Mynih (MSC 2026).

Sipas njoftimit zyrtar, përveç pjesëmarrjes në aktivitetet dhe panelet e organizuara në kuadër të kësaj konference ndërkombëtare të sigurisë, kryeministri Kurti do të zhvillojë edhe takime bilaterale në margjinat e saj.

Konferenca e Sigurisë në Mynih konsiderohet një nga forumet më të rëndësishme globale për çështje të sigurisë dhe politikës së jashtme, ku marrin pjesë liderë shtetërorë, diplomatë dhe ekspertë nga mbarë bota.

Njoftimi i plotë nga Zyra e Kryeministrit: 

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar drejt Gjermanisë ku do të marrë pjesë në edicionin e 62-të të Konferencës së Sigurisë në Mynih – Munich Security Conference 2026 (MSC). Krahas pjesëmarrjes në ngjarjet e organizuara në kuadër të MSC, kryeministri gjithashtu do të ketë edhe takime bilaterale në margjina të konferencës./lajmi.net/