Ramush Haradinaj nuk kandidon më për kryetar të AAK-së, Ardian Gjini shpall kandidaturën
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka njoftuar se nuk do të garojë më për udhëheqjen e partisë në zgjedhjet e brendshme. Në një konferencë për media, ai tha se vendimi lidhet me kohën e gjatë që ka kaluar në krye të AAK-së, si dhe me rezultatin e dobët të partisë…
Lajme
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka njoftuar se nuk do të garojë më për udhëheqjen e partisë në zgjedhjet e brendshme.
Në një konferencë për media, ai tha se vendimi lidhet me kohën e gjatë që ka kaluar në krye të AAK-së, si dhe me rezultatin e dobët të partisë në zgjedhjet e 28 dhjetorit, transmeton lajmi.net.
“Nuk do të kandidojë për kryetar të Aleancësn ë këto zgjedhje të brendshme, iu kam tregu kolegëve të mijë disa arsye. Ju shpjegojë edhe juve mediave dhe qytetarë Pra, po është kohë e gjatë në udhëheqje nga themelimi I Aleancës maj 2000, është një faktor koha, në udhëheqje, është edhe rezultati jo i mirë i zgjedhjeve, 9 shkurt, 28 dhjetor, por edhe sikur të ishte ndonjë rezultat tjetër prapë do ta merresha një vendim të tillë, dhe poashtu është besimi që kam në kuadrin e Aleancës, në njerëzit e Aleancës”, ka thënë mes tjerash Haradinaj,
Haradinaj gjithashtu bëri të ditur se Ardian Gjini ka shpallur kandidaturën për kryetar të AAK-së, duke hapur garën për udhëheqësin e partisë.
Kryetar i partisë nga viti 2000 deri tani ka qenë gjithmonë Ramush Haradinaj, edhe gjatë kohës sa ishte i burgosur./lajmi.net/