Aksident në Poterq të Klinës, pesë persona përfundojnë në spital

Pesë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur sot pasdite në fshatin Poterq të Klinës. Në përplasjen e ndodhur rreth orës 14:55 janë përfshirë një kamion dhe një veturë. Të lënduarit janë dërguar për trajtim në Spitalin Rajonal të Pejës. Rastin e ka konfirmuar për lajmi.net zëdhënësi i…

Lajme

12/02/2026 17:56

Pesë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur sot pasdite në fshatin Poterq të Klinës.

Në përplasjen e ndodhur rreth orës 14:55 janë përfshirë një kamion dhe një veturë. Të lënduarit janë dërguar për trajtim në Spitalin Rajonal të Pejës.

Rastin e ka konfirmuar për lajmi.net zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

“Sot rreth orës 14:55, Policia është njoftuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në fshatin Poterq-Klinë. Në këtë aksident ishin të involvuara një kamion dhe një veturë. Si pasojë e aksidentit, pesë persona kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë për tretman mjekësor”, ka deklaruar Rugova.

Policia ka nisur hetimet për të sqaruar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit./lajmi.net/