A do të jetë Arbërie Nagavci shefja e Grupit Parlamentar të VV-së?
Ish-ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, nuk është përfshirë në përbërjen e re të kabinetit qeveritar, duke mbetur jashtë funksioneve ekzekutive në këtë mandat. Megjithatë, ajo është parë sot në ambientet e Kuvendit, ku u mbajt takimi i parë i Kryesisë për këtë legjislaturë. Në këtë mbledhje morën pjesë drejtuesit e institucioneve parlamentare dhe përfaqësuesit e…
Lajme
Ish-ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, nuk është përfshirë në përbërjen e re të kabinetit qeveritar, duke mbetur jashtë funksioneve ekzekutive në këtë mandat.
Megjithatë, ajo është parë sot në ambientet e Kuvendit, ku u mbajt takimi i parë i Kryesisë për këtë legjislaturë. Në këtë mbledhje morën pjesë drejtuesit e institucioneve parlamentare dhe përfaqësuesit e grupeve të partive politike, transmeton lajmi.net.

Ende nuk ka një njoftim zyrtar nga Lëvizja Vetëvendosje nëse Nagavci do të marrë drejtimin e Grupit Parlamentar të kësaj partie. Në mandatin e kaluar, këtë rol e kishte Mimoza Kusari-Lila, e cila tashmë është emëruar ministre e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit në qeverinë e re.
Mbetet të shihet se cili do të jetë angazhimi i ri i Nagavcit në strukturat politike gjatë këtij mandati./lajmi.net/