Mbrojtja e Selimit kundërshton se komunikatat e UÇK ishin udhëzime për kryerjen e krimeve
Avokati Geoffrey Roberts kundërshtoi pretendimet e ZPS-së se komunikatat e UÇK-së kishin dy funksione: Ishin si udhëzime që u jepeshin komandantëve të zonave që të shënjestronin bashkëpunëtorët, por shërbenin edhe si paralajmërim për kundërshtarët e mundshëm dhe ata aktualë. Ai tha se klienti i tij nuk ka marrë pjesë në përgatitjen e këtyre komunikatave. Ai…
Lajme
Avokati Geoffrey Roberts kundërshtoi pretendimet e ZPS-së se komunikatat e UÇK-së kishin dy funksione: Ishin si udhëzime që u jepeshin komandantëve të zonave që të shënjestronin bashkëpunëtorët, por shërbenin edhe si paralajmërim për kundërshtarët e mundshëm dhe ata aktualë.
Ai tha se klienti i tij nuk ka marrë pjesë në përgatitjen e këtyre komunikatave.
Ai përmendi një rast nga dosja e Prokurorisë, ku Selimi kishte kërkuar lirimin e një të ndaluari, që ishte marrë në pyetje nga UÇK-ja, nën dyshimet se ishte bashkëpunëtor i Serbisë.
Roberts po ashtu tha se disa ndalime nga komandantët e zonave u kryen pa dijeninë e Shtabit të Përgjithshëm dhe ato u fshehën nga Shtabi, duke argumentuar se “kjo mungesë logjike” e pretendimit të ZPS-së se komunikatat ishin udhëzime “është befasuese”.