Damka i dorëzon detyrën e ministrit të Ministrisë së Zhvillimit Rajonal Demirit

Ish-ministri i Ministrisë së Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka i ka dorëzuar detyrën ministrit të Qeverisë Kurti 3, Rasim Demirit. Damka i ka uruar Demirit suksese në ushtrimin e detyrës së re, shkruan lajmi.net. “Gjatë ceremonisë së dorëzim – pranimit Zëvendëskryeministri z. Damka e njoftoi Ministrin z.Demiri me të gjitha të arriturat në fushën e zhvillimit…

Lajme

12/02/2026 16:50

Ish-ministri i Ministrisë së Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka i ka dorëzuar detyrën ministrit të Qeverisë Kurti 3, Rasim Demirit.

Damka i ka uruar Demirit suksese në ushtrimin e detyrës së re, shkruan lajmi.net.

“Gjatë ceremonisë së dorëzim – pranimit Zëvendëskryeministri z. Damka e njoftoi Ministrin z.Demiri me të gjitha të arriturat në fushën e zhvillimit rajonal, sfidat aktuale, si dhe objektivat strategjike të Ministrisë për periudhën në vijim. Demiri e falënderoi z. Damka për kontributin dhe punën e tij gjatë mandatit si Ministër, duke theksuar se me përkushtim të plotë do të vazhdojë realizimin e objektivave dhe prioriteteve të Ministrisë në funksion të zhvillimit rajonal”, ka njoftuar MZHR.

Damka i ka dorëzuar ministrit Demiri një dosje me dokumentacion përkatës që përfshin mandatin e Ministrisë, të arriturat e saj, synimet strategjike, si dhe aktivitetet dhe projektet në proces. /Lajmi.net/ 

Postimi i plotë: