Shtohen problemet te Real Madridi, Kylian Mbappe ka shqetësime në gju

Real Madrid ka shqetësime rreth gjendjes së sulmuesit Kylian Mbappe, i cili po përballet me probleme në gju dhe për ditën e dytë radhazi nuk ka marrë pjesë në stërvitje. Sipas raportimeve, ylli francez po vazhdon rikuperimin në palestër, por ka dyshime serioze nëse do të jetë i gatshëm për ndeshjen ndaj Real Sociedad të…

Sport

12/02/2026 16:42

Real Madrid ka shqetësime rreth gjendjes së sulmuesit Kylian Mbappe, i cili po përballet me probleme në gju dhe për ditën e dytë radhazi nuk ka marrë pjesë në stërvitje.

Sipas raportimeve, ylli francez po vazhdon rikuperimin në palestër, por ka dyshime serioze nëse do të jetë i gatshëm për ndeshjen ndaj Real Sociedad të shtunën.

Mendohet se Mbappe ka shqetësim në të njëjtin gju që e dëmtoi në dhjetor, çka ka rritur pasigurinë rreth pjesëmarrjes së tij në këtë takim kyç.

Deri tani këtë sezon ai ka shënuar 38 gola në 31 ndeshje, duke qenë lojtari më i rrezikshëm i Madridit në të gjitha kompeticionet.

Përveç tij, edhe sulmuesi Raul Asencio mungoi në seancën stërvitore të ditës për shkak të gripit, duke u larguar nga grupi.

Real Madridi po vazhdon në garën për titull, duke qenë vetëm një pikë larg Barcelonës, derisa të martën do të përballet me Benficën në kuadër të ndeshjes së parë të play-offit për Ligën e Kampionëve.