Tahiri jep detaje nga mbledhja e Kryesisë: Në seancën e sotme do të trajtohen tri çështje të rëndësishme
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka njoftuar se sot në ora 19:00, do të ketë një seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës. Ai ka thënë se në këtë seancë do të trajtohen tri çështje të rëndësishme. “E para ka të bëjë me ndarjen e komisioneve parlamentare, që është një procedurë standarde…
Lajme
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka njoftuar se sot në ora 19:00, do të ketë një seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës.
Ai ka thënë se në këtë seancë do të trajtohen tri çështje të rëndësishme.
“E para ka të bëjë me ndarjen e komisioneve parlamentare, që është një procedurë standarde dhe e domosdoshme për funksionimin e rregullt të Kuvendit. E dyta lidhet me ndarjet buxhetore, një temë me rëndësi të veçantë për garantimin e funksionimit të institucioneve dhe realizimin e prioriteteve programore. Ndërsa çështja më e rëndësishme është rezoluta që pritet të miratohet nga Kuvendi i Kosovës në orën 19:00, e cila ka të bëjë me çlirimtarët tanë që po përballen me proces gjyqësor në Hagë”, ka thënë Tahiri.
Ai ka njoftuar gjithashtu se AAK ka dhënë dakordimin e saj për Rezolutën e UÇK-së dhe do ta mbështes atë. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: