Prokuroria në Pejë ndalon shtatë kryesues të vendvotime në Klinë, dyshohen për manipulim votash
Prokuroria Themelore në Pejë, ka njoftuar se në lidhje me procesin hetimor për numërimin e votave në Komunën e Klinës, kanë intervistuar në cilësinë e të dyshuarve komisionerë dhe kryesues të vendvotimeve. Pas intervistimit, janë ndaluar për 48 orë shtatë kryesues të vendvotimeve në këtë Komunë. “Brenda afatit ligjor, Prokurori i Shtetit do të parashtrojë…
Lajme
Prokuroria Themelore në Pejë, ka njoftuar se në lidhje me procesin hetimor për numërimin e votave në Komunën e Klinës, kanë intervistuar në cilësinë e të dyshuarve komisionerë dhe kryesues të vendvotimeve.
Pas intervistimit, janë ndaluar për 48 orë shtatë kryesues të vendvotimeve në këtë Komunë.
“Brenda afatit ligjor, Prokurori i Shtetit do të parashtrojë kërkesë për sigurimin e prezencës të pandehurve në procedurë penale në gjykatën kompetente. Prokuroria Themelore në Pejë, në koordinim me Policinë e Kosovës, mbetet e përkushtuar për ruajtjen e integritetit të votës së lirë të qytetarëve, ndjekjen e personave që dyshohen për përgjegjësi penale dhe ndërmarrjen e të gjitha masave ligjore në përputhje me dispozitat e Kodit të Procedurës Penale dhe Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, ka njoftuar Prokuroria. /Lajmi.net/