Mblidhet kryesia e re e Kuvendit

Ka filluar mbledhja e kryesisë së Kuvendit. Kjo mbledhje po udhëhiqet nga kryetarja e re e Kuvendit, Albulena Haxhiu. Në këtë mbledhje po marrin pjesë shefi i Grupit të Parlamentar të PDK’së, Arian Tahiri, ajo e LDK-së, Jehona Lushaku Sadriu, ndërsa nga AAK-ja, Besnik Tahiri. Nga Vetëvendosje ende nuk dihet se kush do të jetë…

Lajme

12/02/2026 15:37

Ka filluar mbledhja e kryesisë së Kuvendit.

Kjo mbledhje po udhëhiqet nga kryetarja e re e Kuvendit, Albulena Haxhiu.

Në këtë mbledhje po marrin pjesë shefi i Grupit të Parlamentar të PDK’së, Arian Tahiri, ajo e LDK-së, Jehona Lushaku Sadriu, ndërsa nga AAK-ja, Besnik Tahiri. Nga Vetëvendosje ende nuk dihet se kush do të jetë shefi i Grupit Parlamentar.

Krahas Haxhiut, prezentë janë edhe nënkryetarët e Kuvendit, Ardian Gola e Kujtim Shala.

Pikë e rendit të ditës në këtë takim është propozimi për formimin e komisioneve parlamentare. /Lajmi.net/