Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit pritet të nisë së shpejti
Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës pritet të mblidhet në orën 15:00 për të diskutuar çështje të rëndësishme lidhur me funksionimin e legjislaturës së dhjetë. Në fokus të mbledhjes do të jetë caktimi i rendit të seancës së ardhshme plenare të Kuvendit, e cila pritet të mbahet më vonë gjatë ditës. Kryesia do të…
Lajme
Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës pritet të mblidhet në orën 15:00 për të diskutuar çështje të rëndësishme lidhur me funksionimin e legjislaturës së dhjetë.
Në fokus të mbledhjes do të jetë caktimi i rendit të seancës së ardhshme plenare të Kuvendit, e cila pritet të mbahet më vonë gjatë ditës. Kryesia do të shqyrtojë prioritetet e seancës, duke përfshirë diskutimin dhe miratimin e pikave të rendit të ditës.
Ndërkaq, në pritje për votim nga deputetët mbeten çështje kyçe si buxheti i vitit 2026 dhe disa marrëveshje ndërkombëtare, të cilat kërkojnë miratim të shpejtë për të siguruar funksionimin normal të institucioneve dhe zbatimin e detyrimeve ligjore dhe ndërkombëtare të vendit.
Mbledhja e Kryesisë konsiderohet vendimtare për finalizimin e agjendës së Kuvendit dhe për të mundësuar një proces vendimmarrës të qartë dhe transparent. /Lajmi.net/