Ademi takon presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino
Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka bërë të ditur se gjatë qëndrimit të tij në Bruksel ka zhvilluar një takim me presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Ademi ka njoftuar se në një bisedë miqësore dhe konstruktive, Infantino e ka përgëzuar për mandatin e ri në…
Sport
Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka bërë të ditur se gjatë qëndrimit të tij në Bruksel ka zhvilluar një takim me presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Ademi ka njoftuar se në një bisedë miqësore dhe konstruktive, Infantino e ka përgëzuar për mandatin e ri në krye të FFK-së, duke shprehur mbështetjen dhe gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit në funksion të zhvillimit të futbollit në Kosovë.
Në reagimin e tij, kreu i FFK-së ka theksuar rëndësinë e partneritetit me FIFA-n, duke e cilësuar mbështetjen e saj si thelbësore për avancimin e infrastrukturës, programeve zhvillimore dhe rritjen e standardeve në futbollin kosovar. Ai ka vënë në pah se uniteti i treguar në Kuvendin Zgjedhor të FFK-së përkon me moton e FIFA-s “Football Unites the World”, duke shtuar se besimi i dhënë e obligon federatën të punojë edhe më shumë për ta ngritur futbollin e Kosovës në nivele më të larta.