I shtuan 4 Ministri, kur vetë kritikuan numrin e madh të ministrave e zëvendësministrave në të kaluarën – Murati tregon pse

Ministri i Financave, Hekuran Murati sot është pyetur nga gazetarët se pse e kanë rritur numrin e Ministrive nga 15 në 19, ndonëse ishin të njëjtit ata që kritikonin numrin e madh të ministrave e zëvendsëministrave në të kaluarën. Për këtë, Murati ka thënë se është bërë për të rritur efikasitetin e jo për të…

Lajme

12/02/2026 12:00

Ministri i Financave, Hekuran Murati sot është pyetur nga gazetarët se pse e kanë rritur numrin e Ministrive nga 15 në 19, ndonëse ishin të njëjtit ata që kritikonin numrin e madh të ministrave e zëvendsëministrave në të kaluarën.

Për këtë, Murati ka thënë se është bërë për të rritur efikasitetin e jo për të “akomoduar” koalicionet e gjera, siç ka thënë se është bërë në të kaluarën.

“Kritika ka qenë që mos të ketë Ministri sa për të akomoduar koalicionet e gjera që bëheshin në të kaluarën, kishin Ministri me nga 7 zëvendësministra. Në rastin tonë nuk është kjo nevojë që të kemi koalicion të gjerë, por është parë që që gjatë mandatit të kalaur nuk është arritur sinergjia e synuar. Ka pasur raste kur Ministria apo dikasteri, ka qenë shumë veprim i gjerë, nuk është arritur efikasiteti i synuar që në fillim të mandatit dhe kemi paraparë që të kemi një riorganizim. Ta zëmë tek MPB me administratën publike dhe digjitalizimin të ketë një ndarje, që të ketë efikasitet të shtuar ën dy fushëveprimet.  Prandaj është bërë edhe kjo”, ka thënë Murati. /Lajmi.net/