Qeveria miraton kërkesën për zgjatjen e buxhetit të muajit mars, që të kryhen pensionet e datës 15
Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka thirrur sot mbledhjen e parë të kabinetit të ri. Në këtë mbledhje janë miratuar disa prej marrëveshjeve ndërkombëtare si dhe projektligji për buxhetin prej 4 miliardë euro për vitin 2026. Pas këtyre, ministri i Financave, Hekuran Murati, në fjalën e tij në kabinet qeveritar tha se marrë parasysh ndryshimin…
Lajme
Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka thirrur sot mbledhjen e parë të kabinetit të ri.
Në këtë mbledhje janë miratuar disa prej marrëveshjeve ndërkombëtare si dhe projektligji për buxhetin prej 4 miliardë euro për vitin 2026.
Pas këtyre, ministri i Financave, Hekuran Murati, në fjalën e tij në kabinet qeveritar tha se marrë parasysh ndryshimin e emrave në dikastere ka nevojë të niset një rishikim sa më parë.
“Por duke pas parasysh urgjencën për buxhet të miratuar ne procedojmë për në Kuvend e me zotimin që bashkë shumë shpejtë do të fillojmë procesin e rishikimit sa më shpejtë që të ketë sa i përket edhe shpërndarjes së përgjegjësive. Gjithsesi pas kësaj sugjeroj që të propozojmë edhe kërkesën ndaj Kuvendit për zgjatjen e afatit të muajit mars meqë kemi afatin e pagesës së pensioneve që duhet të realizohen këtë javë dhe shpresoj që Kuvendi do ta miratojë pasi miratimi i Buxhetit merr kohë në dy lexime e vie afati i pensioneve”,tha Murati.
Pra Murati deklaroi se bëhet fjalë për kërkesën e zgjatjes së afatit për një muaj siç parashihet me ligjin e financave.
“Siç edhe e dini ligji për menaxhimin e financave publike parasheh që në rastin kur vendi ka zgjedhje në 4 muajt e fundit e mbetet si në situatën aktuale dhe s’kemi buxhet ende të miratuar për vitin 2026 ligji parasheh zgjatjen me automatizëm për 1/12 për secilin muaj. Në zbatim në praktikë ajo çfarë kemi hasur si problem është se gjatë vitit të kaluar ne kemi pasur rritje edhe të pagave dhe kemi pasur rritjen e pensioneve dhe shtesave për fëmijë në dy muajt e fundit të vitit e kur shpërndahen i bie që në janar 2026 është dashur të paguhet më shumë se në janar 2025 dhe për të mos pasur ndërprerje të pagave kemi marrë veresi apo huazuar nga shkurti për në janar. E tash duhet zgjatja e muajit mars që pensionistët, familjet që përfitojnë nga shtesat por edhe pagat të ekzekutohen pa ndërprerje, në mënyrë që pensionet që ekzekutohen më datë 15 të premten ose të hënën, pra ligji për buxhet nuk arrijnë të miratohet apo të hyjë në fuqi para këtij afati që të mos ketë ndërprerje të pensioneve”,deklaroi Murati.
Pas kësaj Kurti tha se beson sot kalon në lexim të parë projektligji për buxhetin dhe që javën e ardhshme të përfundohet i gjithi./Lajmi.net/