Ambasada italiane uron Haxhiun e Kurtin: Institucionet e forta e të qëndrueshme mund të forcojnë perspektivën europiane të Kosovës
Ambasada e Italisë në Kosovë, ka uruar Albulena Haxhiun pasi dje u zgjodh kryeparlamentare, dhe Albin Kurtin që formoi Qeverinë e re. Përmes një postimi në Facebook, kjo ambasadë ka shprehur gatishmërinë për të bashkëpunuar me ta. “Progresi i Kosovës varet nga institucione të forta dhe të qëndrueshme që mund të çojnë përpara reformat dhe…
Lajme
Ambasada e Italisë në Kosovë, ka uruar Albulena Haxhiun pasi dje u zgjodh kryeparlamentare, dhe Albin Kurtin që formoi Qeverinë e re.
Përmes një postimi në Facebook, kjo ambasadë ka shprehur gatishmërinë për të bashkëpunuar me ta.
“Progresi i Kosovës varet nga institucione të forta dhe të qëndrueshme që mund të çojnë përpara reformat dhe të forcojnë më tej perspektivën e saj evropiane. Ne mezi presim të vazhdojmë bashkëpunimin tonë të ngushtë dhe të thellojmë partneritetin tonë. U urojmë atyre suksese në përgjegjësitë e tyre të reja.”, ka shkruar amhbasada italiane në facebook. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: