Qeveria “Kurti 3”, Rama: Si kryeqytet presim më shumë se retorikë, punë konkrete, përgjegjësi institucionale dhe bashkëpunim

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka shkruar pas konstituimit të Kuvendit të Kosovës dhe formimit të Qeverisë, që ka thënë se janë hapa të rëndësishëm për funksionin demokratik të vendit. Ai ka uruar që institucionet e reja të krijohen me përgjegjësi dhe bashkëpunim, duke pasur në fokus interesin publik dhe mirëqenien e qytetarëve.…

Lajme

12/02/2026 11:08

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka shkruar pas konstituimit të Kuvendit të Kosovës dhe formimit të Qeverisë, që ka thënë se janë hapa të rëndësishëm për funksionin demokratik të vendit.

Ai ka uruar që institucionet e reja të krijohen me përgjegjësi dhe bashkëpunim, duke pasur në fokus interesin publik dhe mirëqenien e qytetarëve.

“Shoqëria jonë ka nevojë për zhvillim të qëndrueshëm, për institucione funksionale dhe për një kulturë bashkëpunimi që i përgjigjet standardeve të një demokracie moderne. Si Kryeqytet nga kjo qeveri më shumë se retorikë, presim punë konkrete, përgjegjësi institucionale dhe bashkëpunim, sidomos pas përvojave jo të kënaqshme nga mandati i kaluar. Koha kërkon seriozitet, vizion dhe angazhim real në shërbim të së mirës së përbashkët”, ka shkruar Rama. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: