Mbërrijnë në Durrës trupat e pajetë të familjes Kola
Kanë mbërritur në Portin e Durrësit trupat e pajetë të katër anëtarëve të familjes Kola, të cilët humbën jetën tragjikisht në Itali si pasojë e helmimit nga monoksidi i karbonit, pas një rrjedhjeje gazi në banesën e tyre. Familjarë, të afërm dhe miq ishin të pranishëm për të pritur kortezhin mortor, në një atmosferë të…
Lajme
Kanë mbërritur në Portin e Durrësit trupat e pajetë të katër anëtarëve të familjes Kola, të cilët humbën jetën tragjikisht në Itali si pasojë e helmimit nga monoksidi i karbonit, pas një rrjedhjeje gazi në banesën e tyre.
Familjarë, të afërm dhe miq ishin të pranishëm për të pritur kortezhin mortor, në një atmosferë të rënduar nga dhimbja dhe emocionet. Pamjet nga porti dëshmuan trishtimin e thellë për humbjen e një familjeje të tërë nga fshati Grysh i Madh i Peqinit, ngjarje që ka tronditur opinionin publik në Shqipëri, shkruan A2, transmeton KosovaPress.
Sipas raportimeve edhe nga mediat italiane, dyshohet se rrjedhja e gazit dhe prania e monoksidit të karbonit, një gaz pa ngjyrë dhe pa erë, ka shkaktuar asfiksinë fatale. Ngjarja ka ngritur shqetësime për sigurinë në banesa dhe nevojën për instalimin e pajisjeve detektuese të monoksidit të karbonit, të cilat konsiderohen thelbësore për parandalimin e rasteve të tilla tragjike.
Ndërkohë ceremonia mortore për familjen Kola pritet të zhvillohen në vendlindje.