Policia shpall në kërkim një person në Gjakovë, kërkon ndihmën e qytetarëve
Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, me autorizim të prokurorit të Shtetit, ka lëshuar një kërkesë për bashkëpunim me qytetarët për lokalizimin dhe arrestimin e një personi të dyshuar. Sipas njoftimit zyrtar, në kërkim është shpallur Liridon Hajdar Podrimja (1989), i lindur në Gjakovë. Ai dyshohet për veprat penale: “kanosje (ndaj…
Lajme
Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, me autorizim të prokurorit të Shtetit, ka lëshuar një kërkesë për bashkëpunim me qytetarët për lokalizimin dhe arrestimin e një personi të dyshuar.
Sipas njoftimit zyrtar, në kërkim është shpallur Liridon Hajdar Podrimja (1989), i lindur në Gjakovë. Ai dyshohet për veprat penale: “kanosje (ndaj personit zyrtar)”, “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” si dhe “posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.
Policia bën të ditur se i dyshuari aktualisht ndodhet në arrati dhe, bazuar në informacionet zyrtare, konsiderohet person i rrezikshëm, me dyshime se mund të posedojë armë.
Në këtë kuadër, Policia e Kosovës u bën thirrje të gjithë qytetarëve që, nëse kanë ndonjë informacion që mund të ndihmojë në lokalizimin e tij, ta njoftojnë menjëherë Policinë përmes numrit emergjent 192, adresës elektronike [email protected]
, aplikacionit “Lajmëro Policinë” apo duke u paraqitur në stacionin më të afërt policor.
Autoritetet theksojnë se të gjitha informacionet e ofruara nga qytetarët do të trajtohen me konfidencialitet të plotë. /Lajmi.net/