Avokati i Veselit: Mund ta merrni me mend se si ndjehet klienti im në burg? Plot ankth- Dosja e ZPS është çështje që ta lodh trurin
Sot nisi dita e katërt e deklaratave përmbyllëse në rastin kundër ish-eprorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) në Gjykatën Speciale, me seli në Hagë. Një ditë më parë fjalën e ka pasur mbrojtja e ish-presidentit, Hashim Thaçit. Kurse sot Kadri Veselin e përfaqëson avokati Rodney Dixon. Ai i ka nisur deklaratat e para përmbyllëse…
Lajme
Sot nisi dita e katërt e deklaratave përmbyllëse në rastin kundër ish-eprorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) në Gjykatën Speciale, me seli në Hagë.
Një ditë më parë fjalën e ka pasur mbrojtja e ish-presidentit, Hashim Thaçit.
Kurse sot Kadri Veselin e përfaqëson avokati Rodney Dixon.
Ai i ka nisur deklaratat e para përmbyllëse dje dhe i vazhdon sot deri në orën 13:00.
Mbrojtja e Veselit sikurse dje pretendon se Zyra e Prokurorit të Specializuar nuk ka fakte se Kadri Veseli ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me Shtabin e Përgjithshëm kur ishte jashtë shtetit dhe beson që ajo nuk ka fakte për akuzat që i ka ngritur.
Avokati Dixon ka kaluar më pas te çështja e viktimave të luftës në Kosovë, por edhe aty i ka pasur dy fjalë për pretendimet e Prokurorisë.
“ZPS-ja thotë se janë dy takime të Shtabit të Përgjithshëm, ZPS-ja u referohet këtyre dy takimeve kur pretendojnë se përmes këtyre takimeve z.Veseli kreu këtë NPK dhe më duket se i takohen një takimi të tretë të mundshëm në prill 1999.Nuk mund të hamendësohet. Numri i ditëve kur s’ka qenë i pranishëm bëhet fjalë për muaj të tërë pra sipas aktakuzës. Numri i kontakteve kur ka qenë në Kosovë me ato kur ka qenë jashtë bazuar me dëshmitë e besueshme asnjë. Nuk provohet që Veseli të ketë marr pjesë si folës në asnjërën prej tyre. Pra kur Veseli ishte jashtë dhe kthehet në Kosovë.Viktimat kanë nevojë për drejtësi, e cila duhet të jetë e bazuar në të vërtetën dhe në realitetin. Viktima e dinë se padrejtësia më e keqe është drejtësia e pretenduar, e rreme. Me synimin që t’i jepet fund pandëshkueshmerisë është e nevojshme të mos sakrifikohet e vërteta, duhet të mbrohen të pafajshmit dhe gjykatat tona duhet të jenë me gjykata me integritet, pavarësisht nëse duhen mbi pesë vjet apo më gjatë për të arritur deri te përcaktimi i së vërtetës, siç ndodh këtu. Ne duhet të ecim në drejtim të saj për të arritur në fund të këtij gjyqi, tani që e dimë se cilat janë argumentet që përdor Zyra e Prokurorit të Specializuar”,deklaroi avokati, transmeton lajmi.net.
Po ashtu ai tha se “Viktimat kanë nevojë për drejtësi të bazuar në realitet. Viktimat e dinë shumë mirë se padrejtësia më e keqe është drejtësia e pretenduar apo falso”.
Dixon tha se Prokuroria bën akrobaci në rastet kur nuk ka prova kundër klientit të tij dhe është pikërisht kjo që në fakt të shqetëson tejmase dhe kjo është në kundërshtim me traditat krenare të gjykatave të shkuara dhe tani.
“Mund ta merrni me mend se si ndjehet klienti im në burg? Plot ankth në një çështje e cila të mund të përcaktohet se është e vërtetë vetëm se argumenti është vendosur këtu. Po citoj këtu një deklaratë të Mbretit…Po të më japësh 6 rreshta të shkruar nga dora e njeriut më të ndershëm unë do të gjejë prapë diçka që ta qoj në varje” dhe është pikërisht shfrytëzimi i copëzave letrave, propagandë shenjëshrim dhe pretendime të paprovuara të cilat thuren së bashku për të akuzuarin. Ekuivalenti në Amerikë është se Prokurori mund të ngreh aktakuzë edhe kundrejt një sanduiqi me përshutë. Kur nuk ka procese verbale të rregullta, vetëm copëza letrash e nivelet e propagandës dhe mburrja është e nivelit të lartë. Kjo vlen edhe nga ata që luftojnë e komentojnë. E më pas kemi dëgjuar komentet në lidhje me këtë e më pas shenjështrohen me gisht. Por rreziku mbetet i pranishëm kur i akuzuari është Shefi i Inteligjencës e pa asnjë provë mund të krijohet një ide e një burri misterioz që mund të bëjë krime. Argumentet e Prokurorisë kundër Veselit nuk janë përmirësuar apo nuk janë bërë më të kuptimshme dhe do të përmend vetëm këto gjatë kësaj çështje”, shtoi ai.
Dixon tha se po të hedhësh një sy hollësive të dosjes së SPZ-së është një veprimtari shumë e lodhshme që të lodhë trurin dhe se “ZPS-ja dëshiron të na çoj në këtë drejtim sepse s’kanë argument për t’u mbështetur sepse po të kishin do të mund të përmbledheshin në forma të qarta e prova transparente.”
Avokati i Veselit vazhdon t’i konsiderojë pretendimet e Prokurorisë si “përpjekje të kota” dhe po i bën thirrje trupit gjykues që të ndajë faktin nga shpikjet.
“Aktgjykimi juaj do të ketë vend në histori dhe nuk do të harrohet. Pavarësisht sa është përpjekur Prokuroria t’ju bindë që ta shpallni fajtor zotin Veseli, ne e kundërshtojmë këtë me parimin ligjor dhe shtetin ligjor, që është në qendër të të gjitha gjykatave ndërkombëtare. Kur nuk ka prova, apo kur provat janë të dobëta, nuk mund të ketë shpallje fajësie”./Lajmi.net/