Prokuroria ngre aktakuzë ndaj anëtarëve të familjes Gashi dhe Sekiraqa, për vrasjen dhe plagosjen që ka ndodhur para dy viteve në Aktash

Prokuroria e Kosovës, ka ngritur aktakuzë ndaj nëntë personave, nën dyshimet për veprat penale “vrasje e rëndë në tentative”, “vrasje e rëndë”, “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “manipulim me prova. Sipas aktakuzës, të pandehur K.R, V.A, D.M, E.M të grupit “Capat”, më 1 shtator 2024 rreth orës 22:04, në…

Lajme

12/02/2026 10:23

Prokuroria e Kosovës, ka ngritur aktakuzë ndaj nëntë personave, nën dyshimet për veprat penale “vrasje e rëndë në tentative”, “vrasje e rëndë”, “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “manipulim me prova.

Sipas aktakuzës, të pandehur K.R, V.A, D.M, E.M të grupit “Capat”, më 1 shtator 2024 rreth orës 22:04, në lokalin “From” dhe jashtë tij, në rrugën   “Gazmend Zajmi” në Prishtinë, në bashkëkryerje, pas një marrëveshje paraprake janë mbledhur, janë maskuar dhe janë pajisur armë të gjata dhe armë të shkurtra (revole) si dhe mjete të forta (stupca). Të njëjtit kanë marrë në përdorim tri (3) vetura të markave Porsche, Volkswagen Polo dhe Audi A7, të cilave ua kanë ndërruar targat duke vendosur targa të vjedhura duke tentuar ta privojnë nga jeta të pandehurit tjerë S. S., dhe anëtarët e grupit të tij, përkatësisht F.A;E.LL, dhe R.LI.

Me këto veprime, ekziston dyshimi i bazuar mirë se të pandehurit kanë kryer veprën penale ‘’Vrasje e rëndë në tentativë’’, nga neni 173 paragrafi 1 nënparagrafët 1.5 dhe 1.11, lidhur me nenin 28 dhe 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Po ashtu të njëjtit akuzohen edhe për veprën penale “Mbajtja në pronësi, në kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, nga neni 366 par. 1 i KPRK-së.

Ndërkohë, i pandehuri S. S.,  së bashku me anëtarët e grupit të tij, përkatësisht F.A;E.LL, dhe R.LL. me dashje dhe dijeni, të përgatitur me armë zjarri, në bashkëkryerje dhe me qëllim të privimit nga jeta dhe gjatë shkëmbimit të zjarrit në mes të dy grupeve, në po në të njëjtin vend kanë privuar nga jeta të ndjerin P:G, dhe kanë tentuar të privojnë nga jeta edhe të pandehurit tjerë. Me këto veprime ekziston dyshimi i bazuar mirë se kanë kryer veprën penale Vrasje e Rëndë nga neni 173 par. 1 nënpar. 1.5 dhe 1.11 lidhur me  nenin 31  të KPRK-së. Po ashtu të njëjtit akuzohen edhe për veprën penale “Mbajtja në pronësi, në kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, nga neni 366 par. 1 i KPRK-së.

Po ashtu i pandehuri V.B  akuzohet se ka kryer veprën penale  “Manipulim me prova”, nga neni  389 par 1, të KPRK-së si dhe veprën penale “Mbajtja në pronësi, në kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, nga neni 366 par. 1 i KPRK-së.

Sipas hetimeve, motivi i këtij sulmi lidhet me një konflikt të mëhershëm të datës 04.03.2024, të ndodhur ndërmjet SH.S. (djalit të të pandehurit S.S) dhe P.G. (vëllait të tani të ndjerit P.G.), konflikt i cili ka përshkallëzuar armiqësinë ndërmjet dy grupeve.

Prokurori i çështjes, me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, të pandehurve të lartcekur të shpallen fajtor për veprat penale për të cilën akuzohen dhe të dënohen sipas ligjit, si dhe ka propozuar që të pandehurve t’u vazhdohet masa e paraburgimit deri në përfundim të shqyrtimit gjyqësor.

Nga ky rast, i vdekur ka mbetur i vdekur Premtim Gashi i familjes së “Capave” dhe të plagosur kanë mbetur pesë të tjerë. /Lajmi.net/