Edi Rama shpërndan deklaratën e avokatit të Thacit: Ja edhe arsyeja kur flet përballë idiotësisë ndërkombëtare

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar në rrjetet sociale pas fjalës së mbajtur në Hagë nga avokati i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi,  Lluka Misetiq, gjatë seancës gjyqësore. Rama ka shpërndarë një video nga momenti kur avokati Mishetiq thekson parimin e prezumimit të pafajësisë, duke deklaruar se “Hashim Thaçi është i pafajshëm”, pasi ligji…

Lajme

12/02/2026 10:23

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar në rrjetet sociale pas fjalës së mbajtur në Hagë nga avokati i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi,  Lluka Misetiq, gjatë seancës gjyqësore.

Rama ka shpërndarë një video nga momenti kur avokati Mishetiq thekson parimin e prezumimit të pafajësisë, duke deklaruar se “Hashim Thaçi është i pafajshëm”, pasi ligji kërkon që në këtë fazë të procedurës ai të prezumohet i tillë. Sipas mbrojtjes, para trupit gjykues ndodhen katër burra që, bazuar në standardet e drejtësisë ndërkombëtare, duhet të konsiderohen të pafajshëm deri në vërtetimin e fajësisë përtej çdo dyshimi të arsyeshëm.

Në postimin e tij në Facebook, Rama e ka shoqëruar videon me mbishkrimin: “Ja edhe arsyeja kur flet përballë idiotësisë ndërkombëtare”, një koment që ka nxitur reagime të shumta në rrjet.

Avokati Misetiq, gjatë fjalës së tij, ka theksuar se prezumimi i pafajësisë nuk është thjesht formalitet procedural, por themel i të gjithë procesit gjyqësor ndërkombëtar. Ai ka kritikuar edhe qasje të mëparshme në diskursin publik, duke përmendur raste kur, sipas tij, është keqinterpretuar kuptimi i një vendimi pafajësie.

Postimi i Ramës vjen në një kohë kur procesi gjyqësor ndaj Thaçit dhe të tjerëve në Dhomat e Specializuara në Hagë vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes publike në Kosovë, Shqipëri dhe më gjerë. /Lajmi.net/