“Rritje ekonomike 6% mesatarisht” – Muharremi thotë se Kurti gënjeu në ditën e parë të mandatit

Analisti politik, Shenoll Muharremi ka reaguar në lidhje me deklarimin e djeshëm të Kurtit, kur e mori mandatin e ri. Kurti dje tha se “kemi pas rritje ekonomike 6% mesatarisht”, për çka Muharremi tha se kjo është mashtrim dhe nuk ka ndodhur kurrë. “Me i mbulu dështimet në qeverisje 5 vjecare me rrena. Në ditën…

Lajme

12/02/2026 10:01

Analisti politik, Shenoll Muharremi ka reaguar në lidhje me deklarimin e djeshëm të Kurtit, kur e mori mandatin e ri.

Kurti dje tha se “kemi pas rritje ekonomike 6% mesatarisht”, për çka Muharremi tha se kjo është mashtrim dhe nuk ka ndodhur kurrë.

“Me i mbulu dështimet në qeverisje 5 vjecare me rrena. Në ditën e parë të punës e fillimit të “ri”. Le të na tregojë dikush, kushdo, me çfarë llogarie dalin këto mesatare e shifra që Kosova ka pasur 6% rritje mesatare? Në të njejtën kohë Kosova ballafaqohet me kriza të jashtëzakonshme kronike të inflacionit dhe energjisë (importit e deficitit), buxheti i familjes është gjunjëzu gjatë mandatit. Bizneset janë në gjendjen më të palakmueshme ndonjëherë për nga kushtet. Ska invesime nga jashtë serioze, asnjë. Numri i njerëzve me 5 euro në ditë është rritur në gati 100,000 familje, rreth 450,000 persona. E ai rrejke nga foltorja që ka pas 6% rritje mesatare”, ka thënë Muharremi.

Ai ka thënë se edhe po të kishte rritje 6% nuk do të thoshte asgjë për Kosovë, pasi sipas tij rritja nuk do të thotë mirëqenie dhe kushte të mira për bizneset.

“Një fillim i tillë i mandatit është një sinjal që Kosova ka me vazhdu me krizën e energjisë dhe ekonomisë. Është për keqardhje si vendos e voton kjo shoqëri, pa i konsultu dhe marrë parasysh faktet e forta të jetës në Kosovë. Fundja, nuk është fundi i botës me votu një qeveri të tillë jokompetente që ka dështu keq në ekonomi e energji. Problemi është që me këtë mendësi dhe këtë ‘modalitet’ të vendim-marrjes, kjo shoqëri mundet me bo gabime edhe më të mëdha në të ardhmen, përderisa nuk vepron me fakte dhe me tru për fatin e vet”, ka shkruar Muharremi në Facebook. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: