Të shtëna me armë zjarri në Graqanicë e Hajvali gjatë 24 orëve të fundit

Dy raste të shtënave me armë zjarri janë raportuar gjatë mbrëmjes së kaluar. Njëra prej tyre ka ndodhur në Graqanicë, ku Policia në vendngjarje kanë gjetur dy gëzhoja dhe 71 fishekë. Rasti po hetohet. “Graqanicë/ 11.02.2026 – 22:19. Pasi është raportuar se janë dëgjuar të shtëna me armë, lidhur me rastin policia ka dalë në…

Lajme

12/02/2026 09:16

Dy raste të shtënave me armë zjarri janë raportuar gjatë mbrëmjes së kaluar.

Njëra prej tyre ka ndodhur në Graqanicë, ku Policia në vendngjarje kanë gjetur dy gëzhoja dhe 71 fishekë.

Rasti po hetohet.

“Graqanicë/ 11.02.2026 – 22:19. Pasi është raportuar se janë dëgjuar të shtëna me armë, lidhur me rastin policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka bërë kontrollin e vendit të ngjarjes ku janë gjetur dy gëzhoja dhe 71 fishekë.   Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin 24 orësh. 

Rasti tjetër ka ndodhur në Hajvali të Prishtinës.

Policia ka kontrolluar banesën e të dyshuarit mashkull kosovar, ku kanë gjetur dhe konfiskuar një revole me një karikator dhe me 7 copë fishekë.

I dyshuari është arrestuar, pas inicimit të rastit me vendim të prokurorit është liruar.

Fsh. Hajvali, Prishtinë/11.02.2026-21:52 Njësitë policore, pas pranimit të informatës për të shtëna me armë zjarri kanë kontrolluar banesën e të dyshuarit mashkull kosovar, ku kanë gjetur dhe konfiskuar një revole me një karikator dhe me 7 copë fishekë. I dyshuari është arrestuar dhe pas inicimit të rastit me vendim të prokurorit është liruar”, thuhet në raportin 24 orësh. /Lajmi.net/