AAK mblidhet sot, në rend dite shpallja e zgjedhjeve të brendshme
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, sot nga ora 17:00, do të mbajë mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm. Sipas njoftimit, rendi i ditës është shpallja e zgjedhjeve të brendshme të rregullta në AAK. Takimi zhvillohet në selinë qendrore të partisë në Prishtinë.