Ambasada e Gjermanisë e uron Kurtin: Ne presim të punojmë së bashku për të mbështetur integrimin euro-atlantik të Kosovës

Ambasada e Gjermanisë në Kosovë ka uruar Albin Kurtin për rizgjedhjen e tij si kryeministër. Pas përfundimit të seancës parlamentare, ngarkuari me punë i Ambasadës, Christian Böttcher, i ka përcjellë Kurtit urimet e ambasadorit gjerman për konstituimin e suksesshëm të Parlamentit dhe formimin e qeverisë së re. Në një postim në rrjetet sociale, Ambasada thekson…

Lajme

11/02/2026 23:09

Ambasada e Gjermanisë në Kosovë ka uruar Albin Kurtin për rizgjedhjen e tij si kryeministër.

Pas përfundimit të seancës parlamentare, ngarkuari me punë i Ambasadës, Christian Böttcher, i ka përcjellë Kurtit urimet e ambasadorit gjerman për konstituimin e suksesshëm të Parlamentit dhe formimin e qeverisë së re.

Në një postim në rrjetet sociale, Ambasada thekson se duke u bazuar në marrëdhëniet e ngushta dhe unike midis Kosovës dhe Gjermanisë, pritet vazhdimi dhe thellimi i bashkëpunimit bilateral në fushat e ekonomisë, sigurisë, politikës dhe zhvillimit të qëndrueshëm.

“Kosova ka jo vetëm një mik, por edhe një partner të fortë dhe të besueshëm në Gjermani. Ne presim të punojmë së bashku për të mbështetur integrimin euro-atlantik të Kosovës,” thuhet në postim.

Postimi i plotë: 

“Urime për rizgjedhjen tuaj si Kryeministër, i nderuar Albin Kurti.
Menjëherë pas përfundimit të seancës parlamentare, Ngarkuari me punë i Ambasadës së Gjermanisë, Christian Böttcher, i përcolli urimet e ambasadorit për konstituimin e suksesshëm të Parlamentit dhe formimin e qeverisë së re.

Duke u bazuar në marrëdhëniet e ngushta dhe unike midis Kosovës dhe Gjermanisë, presim të vazhdojmë dhe të thellojmë bashkëpunimin tonë bilateral — në fushat e ekonomisë, sigurisë, politikës dhe zhvillimit të qëndrueshëm. Kosova ka jo vetëm një mik, por një partner të fortë dhe të besueshëm në Gjermani.

Presim të punojmë së bashku në mbështetje të integrimit euro-atlantik të Kosovës.
Urojmë suksese në mandat të ri, i nderuar Kryeministër.”🇩🇪🤝🏽🇽🇰./lajmi.net/