Ademi takohet me presidentin e UEFA-s, Çeferin, në prag të shortit të Ligës së Kombeve: Mirënjohës për besimin dhe vizionin e përbashkët për zhvillimin e futbollit

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi, ka bërë të ditur se është takuar në Bruksel me presidentin e UEFA-s, Aleksandër Çeferin, në prag të Kongresit të 50-të të UEFA-s dhe tërheqjes së shortit për edicionin e ri të Ligës së Kombeve. Ademi ka përshkruar takimin si miqësor dhe ka theksuar se…

Sport

11/02/2026 23:05

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi, ka bërë të ditur se është takuar në Bruksel me presidentin e UEFA-s, Aleksandër Çeferin, në prag të Kongresit të 50-të të UEFA-s dhe tërheqjes së shortit për edicionin e ri të Ligës së Kombeve.

Ademi ka përshkruar takimin si miqësor dhe ka theksuar se gjatë tij ka pranuar urimet e Çeferinit për mandatin e ri dhe për suksese të reja në drejtimin e futbollit të Kosovës.

“E falënderova presidentin Çeferin për mbështetjen e vazhdueshme ndaj FFK-së dhe ndaj meje si dhe vullnetin për të bashkëpunuar ngushtë në projektet e radhës,” ka shkruar Ademi në postimin e tij, duke shtuar se është mirënjohës për besimin dhe vizionin e përbashkët për zhvillimin e futbollit në vend.

Postimi i plotë: 

Kënaqësi e veçantë të ritakohesha në Bruksel me presidentin e UEFA-s, Aleksandër Çeferin, në prag të Kongresit të 50-të të UEFA-s dhe tërheqjes së shortit për edicionin e ri të Ligës së Kombeve.
Në një përshëndetje miqësore, pranova urimet e tij të përzemërta për mandatin e ri dhe për suksese të reja në drejtimin e futbollit të Kosovës.
E falënderova presidentin Çeferin për mbështetjen e vazhdueshme ndaj FFK-së dhe ndaj meje si dhe vullnetin për të bashkëpunuar ngushtë në projektet e radhës.
Mirënjohës për besimin dhe vizionin e përbashkët për zhvillimin e futbollit!/lajmi.net/