E konfirmon Osmani: Kam caktuar Albin Kurtin, mandatar për formimin e Qeverisë

Presidentja Vjosa Osmani ka konfirmuar se tanimë ka mandatuar liderin e Vetëvendosjes, Albin Kurti, për formimin e Qeverise së Kosovës. Ashtu siç raportoi lajmi.net, Osmani veçse ka nënshkruar këtë dekret. Pas pak pritet që të nis edhe seanca për formimin e Qeverisë Kurti III. Postimi i plotë: Sot, në përputhje me kushtetutën e Kosovës, kam…

Lajme

11/02/2026 20:20

Presidentja Vjosa Osmani ka konfirmuar se tanimë ka mandatuar liderin e Vetëvendosjes, Albin Kurti, për formimin e Qeverise së Kosovës.

Ashtu siç raportoi lajmi.net, Osmani veçse ka nënshkruar këtë dekret.

Pas pak pritet që të nis edhe seanca për formimin e Qeverisë Kurti III.

Postimi i plotë:

Sot, në përputhje me kushtetutën e Kosovës, kam caktuar Kryeministrin Albin Kurti, mandatar për formimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës.

I uroj suksese në udhëheqjen e Qeverisë së re dhe punë në shërbim të qytetarëve të Republikës së Kosovës.

Ju priftë e mbara!./Lajmi.net/
https://lajmi.net/presidentja-osmani-e-mandaton-albin-kurtin-per-formimin-e-qeverise-se-re-te-kosoves9/