Presidenti i Shqipërisë uron Albulena Haxhiun për zgjedhjen në krye të Kuvendit të Kosovës
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj e ka uruar Kosovën për konstituimin e Kuvendit, dhe kryetaren e sapo zgjedhur të këtij institucioni, Albulena Haxhiut. Ai është shprehur se Shqipëria do të vijojë të qëndrojë pranë Kosovës. “Punime të mbara Kuvendit të Republikës së Kosovës në Legjislaturën X! Urime, znj. Albulena Haxhiu, për zgjedhjen Kryetare e Kuvendit!…
Lajme
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj e ka uruar Kosovën për konstituimin e Kuvendit, dhe kryetaren e sapo zgjedhur të këtij institucioni, Albulena Haxhiut.
Ai është shprehur se Shqipëria do të vijojë të qëndrojë pranë Kosovës.
“Punime të mbara Kuvendit të Republikës së Kosovës në Legjislaturën X! Urime, znj. Albulena Haxhiu, për zgjedhjen Kryetare e Kuvendit! Shqipëria do të vijojë të qëndrojë pranë Kosovës, në mbështetje të institucioneve demokratike të saj dhe rrugëtimit Euroatlantik!”, ka shkruar Begaj.