Abdixhiku: LDK do të jetë zë i arsyes dhe stabilitetit institucional pas konstituimit të Kuvendit
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka bërë një postim në Facebook pas konstituimit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, ku ka theksuar angazhimin e deputetëve të partisë së tij në shërbim të qytetarëve dhe shtetit. “Me deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, dhamë betimin tonë, përpara qytetarëve dhe Kushtetutës, përpara vendit…
Lajme
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka bërë një postim në Facebook pas konstituimit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, ku ka theksuar angazhimin e deputetëve të partisë së tij në shërbim të qytetarëve dhe shtetit.
“Me deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, dhamë betimin tonë, përpara qytetarëve dhe Kushtetutës, përpara vendit dhe Zotit”, ka shkruar Abdixhiku.
Ai shtoi se përfaqësuesit e LDK-së e nisin mandatin me përgjegjësi të plotë dhe vetëdije të lartë për besimin e marrë, duke u përkushtuar ndaj ligjshmërisë, demokracisë dhe interesit publik.
Abdixhiku theksoi se LDK do të jetë “zë i arsyes, i stabilitetit institucional dhe i shtetit funksional, në shërbim të Kosovës dhe qytetarëve të saj, në Kuvendin e Kosovës dhe jashtë tij”.
Ky postim vjen në një moment kyç institucional, pas konstituimit të Kuvendit, duke treguar vendosmërinë e LDK-së për të kontribuar në stabilitetin dhe funksionimin e plotë të institucioneve të vendit. /Lajmi.net/