Presidentja Osmani uron Albulena Haxhiun dhe nënkryetarët e Kuvendit për marrjen e mandatit
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar Albulena Haxhiun për zgjedhjen e saj Kryetare e Kuvendit të Republikës së Kosovës, si dhe nënkryetarët e Kuvendit për përgjegjësinë që u është besuar nga përfaqësuesit e zgjedhur të qytetarëve. Në një postim në Facebook, Osmani ka theksuar se Kuvendi është themeli i demokracisë parlamentare dhe institucioni ku…
Lajme
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar Albulena Haxhiun për zgjedhjen e saj Kryetare e Kuvendit të Republikës së Kosovës, si dhe nënkryetarët e Kuvendit për përgjegjësinë që u është besuar nga përfaqësuesit e zgjedhur të qytetarëve.
Në një postim në Facebook, Osmani ka theksuar se Kuvendi është themeli i demokracisë parlamentare dhe institucioni ku materializohet vullneti i qytetarëve.
“Besoj fuqishëm se udhëheqja e re e Kuvendit do ta ushtrojë këtë mandat me përgjegjësi demokratike në respektim të Kushtetutës dhe me përkushtim ndaj interesit të Republikës së Kosovës”, ka shkruar presidentja.
Ajo gjithashtu ka ritheksuar nevojën për bashkëpunim ndërinstitucional dhe funksionim të plotë të Kuvendit, duke e vënë theksin tek forca e shtetit të së drejtës, stabiliteti demokratik, mbrojtja e vlerave shtetërore dhe avancimi i agjendës euroatlantike të Kosovës.
Presidentja ka përfunduar urimin duke shprehur shpresën që mandati i ri i Kuvendit të shquhet për vendime të rëndësishme shtetërore, kulturë të lartë demokratike dhe angazhim të palëkundur në shërbim të qytetarëve. “Punë të mbarë dhe suksese në detyrën tuaj të lartë shtetërore”, ka shkruar Osmani. /Lajmi.net/