Besnik Tahiri pas konstituimit: Moskonstituimi i Kuvendit ka dëmtuar Kosovën skajshmërisht

Deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri, pas konstituimit të Kuvendit të Kosovës, ka kritikuar ashpër procesin që çoi deri te vonesa njëvjeçare. Ai theksoi se qytetarët e Kosovës kanë humbur të gjitha veprimet dhe përfitimet që do të mund të ishin realizuar gjatë këtij viti, duke i dëmtuar ata skajshmërisht. “Kosova humbi një vit, Kosova humbi…

Lajme

11/02/2026 18:49

Deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri, pas konstituimit të Kuvendit të Kosovës, ka kritikuar ashpër procesin që çoi deri te vonesa njëvjeçare. Ai theksoi se qytetarët e Kosovës kanë humbur të gjitha veprimet dhe përfitimet që do të mund të ishin realizuar gjatë këtij viti, duke i dëmtuar ata skajshmërisht.

“Kosova humbi një vit, Kosova humbi për një vit të gjitha veprimet dhe të gjitha beneficionet”,  tha Tahiri, duke e vënë theksin mbi pasojat për qytetarët.

Ai pyeti drejtpërdrejt: “Pse nuk është konstituar Kuvendi para një viti?” dhe shtoi se AAK-ja, edhe në dy votime të mëparshme, kishte abstenuar, por gjithmonë ka qenë pro konstituimit të Kuvendit dhe ka ofruar alternativa dhe propozime për të zgjidhur situatën.

Tahiri kritikoi gjithashtu paketën e nënkryetarëve, duke e cilësuar atë një “problem të kamufluar politik”. Ai rikujtoi rastin e deputetit Slavko Simiq, duke thënë se “ishte quajtur terrorist kur ishte vetëm, por kur hyri në paketë, u votua”.

Ai përfundoi duke theksuar se situata aktuale është pasojë e politikave që u krijuan gjatë zgjedhjeve të kaluar dhe janë interpretuar gabimisht: “Kjo pako ishte synim i kamuflimit për votimin e nënkryetarit, dhe qytetarët e Kosovës u dëmtuan skajshmërisht”. /Lajmi.net/