Pas shumë bllokadave, Kuvendi i Kosovës tanimë i konstituar

Kuvendi i Kosovës tanimë është i konstituar. Deputetët e zgjedhur nga zgjedhjet e 28 dhjetorit janë mbledhur sot në Kuvendin e Kosovës ku edhe është arritur që të bëhet betimi i deputetëve. Pas kësaj është kaluar në procedurën tjetër ku është propozuar emri për Kryetar të Kuvendit të Kosovës, në këtë rast Albulena Haxhiu. Pas…

Lajme

11/02/2026 18:36

Kuvendi i Kosovës tanimë është i konstituar.

Deputetët e zgjedhur nga zgjedhjet e 28 dhjetorit janë mbledhur sot në Kuvendin e Kosovës ku edhe është arritur që të bëhet betimi i deputetëve.

Pas kësaj është kaluar në procedurën tjetër ku është propozuar emri për Kryetar të Kuvendit të Kosovës, në këtë rast Albulena Haxhiu.

Pas propozimit, Albulena Haxhiu arriti që të marrë 66 vota për, 44 kundër dhe 8 abstenime Haxhiu u vu në postin e Kryetare së Kuvendit të Kosovës.

Pas kësaj, partitë politike propozuan nënkryetarët e Kuvendit.

Hekuran Murati propozoi Ardian Golën për nënkryetar nga LVV.

Blerta Deliu-Kodra e PDK-së, propozoi Vlora Çitakun.

Nga LDK-ja, Besian Mustafa e propozoi Kujtim Shalën.

Lista Serbe, përmes deputetit Igor Simiq, propozoi Sllavko Simiqin.

Elbert Krasniqi propozoi Emilija Rexhepin.

Në votim morën pjesë 115 deputetë, nga të cilët 104 votuan për, 3 kundër dhe 6 abstenuan.

“Me zgjedhjen e nënkryetarëve, Kuvendi konsiderohet i konstituuar”, tha Haxhiu.

Pas kësaj Haxhiu njoftoi se sonte mbahet edhe një seancë, ajo për formimin e Qeverisë së Kosovës./Lajmi.net/