Haxhiu në fjalimin e parë si kryetare e Kuvendit: Presim që ish-krerët e UÇK-së të kthehen sa më parë tek familjet
Kryetarja e re e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu ka folur për herë të parë pasi e mori këtë pozitë. Ajo foli edhe për ish-krerët e UÇK, ku tha se shpreson se do të kthehen sa më shpejtë tek familjet e tyre, transmeton lajmi.net. “Sot debatojmë lirshëm në këtë sallë falë sakrificës së madhe të…
Lajme
Kryetarja e re e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu ka folur për herë të parë pasi e mori këtë pozitë.
Ajo foli edhe për ish-krerët e UÇK, ku tha se shpreson se do të kthehen sa më shpejtë tek familjet e tyre, transmeton lajmi.net.
“Sot debatojmë lirshëm në këtë sallë falë sakrificës së madhe të qytetarëve për liri, përfshirë këtu luftën e UCK-së e kontributin e madh të grave dhe burrave. Këtu vijmë pasi gjatë tërë ditës kishim seancën ndaj ish krerëve të UÇK-së. Historia e popullit është e qartë he e drejtë, lufta e UÇK-SË ka qenë e drejtë dhe dihet kush ka qenë agresori e kush ka bërë krime. Ato janë të regjistruara e të dëshmuara nga bota mbarë. Ato krime janë kryer nga Serbia që kurrë s’u përballë me drejtësinë në mënyrë serioze por kriminelët u vunë në pushtet u amnistuan. Presim që ish-krerët të kthehen sa më parë tek familjarët e tyre e në vend e këto orvatje të Prokurorisë të përfundojnë. E për këto duhet të jemi të bashkuar që kjo Republikë t’ia dalë.”, tha ajo./lajmi.net/