Haxhiu: Kemi ardhur me histori të ndryshme politike, por sot kemi detyrë të përbashkët që t’u shërbejmë qytetarëve

Albulena Haxhiu është zgjedhur Kryetare e Kuvendit të Kosovës me 66 vota për. Pas zgjedhjes së saj, Haxhiu mori fjalën në foltore. Ajo falënderoi deputetët për besimin e dhënë. “Sot e marr këtë detyrë me vetëdijen e plotë për peshën kushtetuese dhe me respekt të thellë për vullnetin e qytetarëve që na sollën këtu.Këtë besim…

Lajme

11/02/2026 18:24

Albulena Haxhiu është zgjedhur Kryetare e Kuvendit të Kosovës me 66 vota për.

Pas zgjedhjes së saj, Haxhiu mori fjalën në foltore.

Ajo falënderoi deputetët për besimin e dhënë.

“Sot e marr këtë detyrë me vetëdijen e plotë për peshën kushtetuese dhe me respekt të thellë për vullnetin e qytetarëve që na sollën këtu.Këtë besim do ta nderoj me punë dhe transparencë.Të qenurit në krye të Kuvendit do të thotë ti shërbesh Republikës, rendit demokratik dhe publik.Detyra ime është që të sigurojë që Kuvendi të veprojë me transparencë, në respektim të ligjeve e praktikave parlamentare. Do sigurohem që secili prej jush të gjejë hapësirën e vetë me dinjitet të plotë”,deklaroi Haxhiu.

Ajo foli edhe për të shkuarën e saj në politikë, por duke mos u zgjatur shumë në deklarim.

“E di që kemi ardhur këtu me histori të ndryshme politike , qëndrime të ndryshe e bindje që shpeshë nuk përputhen por sot kemi një detyrë të përbashkët, t’u shërbejmë qytetarëve me ndershmëri dhe vizion sepse ata presin punë të përbashkët.Kuvendi është vendi ku përballen dhe merren vendimet, por ky institucion është vendi ku qytetarët e matin seriozitetin tonë, e shohin nëse dimë të dalin nga llogaritë ditore kur preket e ardhmja e vendit.Prandaj u ftoj që debatet ti zhvillojmë me argument e dallimet t’i mbajmë ndërmjet respektit të ndërsjellë. S’është domosdoshmëri të mendojmë njësoj, por të punojmë në shërbim të qytetarëve”,tha Haxhiu, shkruan lajmi.net.

Ajo po ashtu tha se dera e saj do të jetë e hapur për secilin deputetë.

“Dera ime do të jetë e hapur për çdo deputetë që sjellë ide, kritikë apo propozim që vendos një Kuvend funksional e modern”./Lajmi.net/

 

Me 66 vota për, Albulena Haxhiu zgjedhet Kryetare e Kuvendit të Kosovës