Kurti për Albulena Haxhiun: Në Kuvend për të votuar Kryetaren e re, kësaj radhe me të parën

Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti ka publikuar një video të cilën e realizoi pak para hyrjes në Kuvendin e Kosovës. Ai tha se këtë herë po nisen në Kuvend për të votuar kryetaren e re të Kuvendit dhe për konstituimin e tij. Ai e pranoi se e propozuara e Vetëvendosjes do të jetë Albulena Haxhiu.…

Lajme

11/02/2026 18:04

Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti ka publikuar një video të cilën e realizoi pak para hyrjes në Kuvendin e Kosovës.

Ai tha se këtë herë po nisen në Kuvend për të votuar kryetaren e re të Kuvendit dhe për konstituimin e tij.

Ai e pranoi se e propozuara e Vetëvendosjes do të jetë Albulena Haxhiu.

Haxhiu më herët dështoi të zgjedhet si Kryekuvendar.

“Kësaj radhe me të parën. Ju faleminderit shumë për mbështetjen e madhe që na keni dhënë më 28 dhjetor!”,deklaroi Kurti./Lajmi.net/