Zemaj: Pa marrëveshje politike, nuk votojmë asnjë kandidatë!

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj ka folur para fillimit të seancës së Kuvendit. Zemaj tha se i takon partisë fituese që të siguroj votat për emra të përveçëm, transmeton lajmi.net. “Për emra të përveçëm i takon partitë fituese edhe të siguroj votat, por edhe të krijoj mundësinë që të kemi institucione të reja dhe të…

Lajme

11/02/2026 17:15

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj ka folur para fillimit të seancës së Kuvendit.

Zemaj tha se i takon partisë fituese që të siguroj votat për emra të përveçëm, transmeton lajmi.net.

“Për emra të përveçëm i takon partitë fituese edhe të siguroj votat, por edhe të krijoj mundësinë që të kemi institucione të reja dhe të mos vazhdoj me atë bllokadën që e kishim.”, tha ai.

Tutje, ai shtoi se LDK nuk voton asnjë kandidatë, as për kryetar të parlamentit dhe as për kryeministër pa marrëveshje politike.

“Ju e dini që ne asnjëherë nuk i kemi lidhur vendimet tona me emra të përveçëm, krejt çka kemi thënë dhe krejt çka kemi vendos pjesën përmbajtësore politike është pa marrëveshje politike, ne nuk votojmë asnjë kandidatë.”, tha ai, duke shtuar se LDK do të jetë pjesë e votimit./lajmi.net/