Rashiq: Ende nuk kemi diskutuar kandidatët, por do të votojmë në pako

Pak para fillimit të seancës konstituive të Kuvendit, ish-ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, deklaroi se ende nuk ka pasur diskutim me kryeministrin për prezantimin e kandidatëve për nënkryetarët e Kuvendit. “Ende s’e kemi ligjëruar kryeministrin se kur e bën ekspozen, por ju kujtoj se, sikurse dy herë më parë kur kam qenë ministër…

Lajme

11/02/2026 17:09

Pak para fillimit të seancës konstituive të Kuvendit, ish-ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, deklaroi se ende nuk ka pasur diskutim me kryeministrin për prezantimin e kandidatëve për nënkryetarët e Kuvendit.

“Ende s’e kemi ligjëruar kryeministrin se kur e bën ekspozen, por ju kujtoj se, sikurse dy herë më parë kur kam qenë ministër për Komunitete dhe Kthim, besoj se propozimi mbetet i njëjtë”, tha Rashiq.

Ai theksoi se do të votojë për paketë dhe shpreson që të gjithë anëtarët e grupit parlamentar të veprojnë në të njëjtën mënyrë: “Do të votoj cilin kandidat kur vendoset në pako, po besoj që të gjithë anëtarët e grupit do ta bëjnë të njëjtën gjë.”

Deklarata e Rashiqit tregon një qasje të koordinuar dhe funksionale për votimin e nënkryetarëve në Kuvend, duke respektuar praktikat e mëparshme parlamentare. /Lajmi.net/